Ja çfarë thotë Lopetegui pas barazimit me Atleticon

Sport September 30, 2018 - 12:37
Detajet

Julen Lopetegui thotë se Real Madridi ishte padyshim ekipi më i mirë në derbin e kryeqytetit spanjoll ndaj Atletico Madridit, që u mbyll me barazim pa gola 0:0 në “Santiago Bernabeu” të shtunën, transmeton zeri.info

Portierët e të dy ekipeve, Jan Oblak dhe Thibaut Courtois mbajtën portat e paprekura me disa pritje të mira, por trajneri i Real Madridit beson që ekipi i tij e meritoi fitoren.

“Ne padyshim që ishim ekipi më i mirë, por nëse nuk shënon gol, atëherë natyrisht që nuk mund të fitoni”, deklaroi Lopetegui.

“Golat do të vijnë, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë. Ne krijuam shumë raste dhe nëse vazhdojmë kështu atëherë nuk kam asnjë dyshim që golat do të vijnë”, shtoi ish-përzgjedhësi i përfaqësues spanjolle. “Atletico është një ekip i madh. Ata i janë bashkuar elitës me disa nënshkrime të jashtëzakonshme, ata kanë një skuadër spektakolare. Ata janë në garë për të fituar gjithçka, kështu që jam i lumtur se ne ishim më të mirë ndaj një ekipi të madh”, u shpreh ai./Zëri