Ja pse Valverde e la Messin në bankën rezervë

Sport September 30, 2018 - 09:57
Lexoni më shumë detaje

Pasi Barcelona humbi dy pikë në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, trajneri Ernesto Valverde e mbrojti vendimin e tij për ta lënë fillimisht në bankën rezervë Lionel Messin, duke thënë se kjo ishte më e mira për skuadrën.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Barcelona barazoi kundër Atheltic Bilbaos me rezultat 1-1. Deri në minutën e 55-të, Messi nuk kishte qenë në lojë, pasi që trajneri Valverde kishte vendosur ta linte atë në stol, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, tentimi im për të bërë ndryshim brenda 11-ës së parë nuk u tregua i suksesshëm, pasi që Barcelona i humbi pikët e radhës. Gjatë gjashtë ndeshjeve të fundit, katalonasit i kanë humbur gjithsej shtatë pikë.

“Kur unë e marr një vendim, unë mendoj për atë që është më e mira për skuadrën dhe klubin tim. Unë gjithmonë e bëj këtë para ndeshjeve, nuk mund ta bëj këtë pas ndeshjes ose ta kthej kohën prapa”, ka thënë Valverde.

“Tifozët mund të vendosin se çfarë mendojnë ata se është më e përshtatshme, por unë duhet të mendoj për të mirën e skuadrës sime. Kjo është përgjegjësia ime, ne kemi katër ndeshje brenda 10 ditëve”.

“Mendova se Leos dhe Busquetsit i nevojitej pak pushim duke e pasur parasysh se kemi një ndeshje shumë të vështirë të mërkurën. E dija se është vendim i rrezikshëm, por nëse do të kishte shkuar mirë, ju nuk do të ishit duke më pyetur për këtë gjë”.