Shqipëria nderon kosovarët

Sport September 29, 2018 - 11:24
Lexo detajet

Shqipëria i ka nderuar kosovarët për kontributin e dhënë në sport. Mbrëmë në Tiranë, Lorik Canës i është dorëzuar çmimi “Albanian Sports Ambassador” – Ambasadori Shqiptar i Sportit nga kryetari i jurisë, Armando Duka. Ish-kapitenin Shqipërisë konkurrentë kishe Igli Taren dhe Edvin Muratin, raporton “Zeri.info”.

Shqipëria me një çmim special e ka nderuar edhe veprën e ish futbollistit të famshëm, Fadil Vokrri, të cilin çmim e pranoi djali i të ndjerit.

Në këtë gala mbrëmje kishte mysafirë të shumtë nga sporti, kultura, politika, biznesi dhe diplomacia vendore e huaj në Tiranë.

Aty nuk ka munguar as kontribuuesi i madh i sportit kosovar, biznesmeni Remzi Ejupi, i cili e ka kaluar një natë të paharruar me legjendat e sportit shqiptarë. Nuk ka munguar as legjenda e boksit, Luan Krasniqi. /ZERI

Image

Image

Image

Image

Image

Image