Fitojnë Trepça ’89 e Drenica

Sport September 28, 2018 - 17:20
Detajet

Trepça ’89 dhe Drenica kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre përkatëse të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, transmeton zeri.info

Trepça ’89 triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Ferizajit Renato Hyshmeri në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që mysafirët prej minutës së 34-të mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Granit Jasharit.

Drenica fitoi 2:1 ndaj Ballkanit. Uran Shala shënoi autogol në minutën e 25-të, ndërsa golin e dytë e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 54-të. Ndërkohë, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Jetmir Topalli (76’)./Zëri