U shpall futbollisti më i mirë në botë, por secili prej nesh kemi telefon më të mirë se Modrici

Sport September 28, 2018 - 11:36
Detajet

Futbollistët e famshëm zakonisht bëjnë një jetë luksoze me vila, vetura dhe gjëra të shtrenjta.

Por futbollisti më i mirë në botë dhe finalisti i Kupës së Botës, Luka Modric preferon të jetë më modest, shkruan indeksonline.

Në mbrëmjen Gala në Londër ku edhe mori çmimin “The Best”, ylli i Real Madrid u paraqit me një telefon modest.

Image

Ai sot mund të blihet në Kosovë edhe me 100 euro.

Ai është fotografuar me një iPhone 5S i cili u prodhua në vitin 2013.

Image

Modric edhe pse përfiton rreth 7.5 milionë euro në sezon edhe në fotografitë e tjera nuk shfaqët në ndonjë luks të madh.

Kujtojmë se Modric këtë vit arriti në finale të Kupës së Botës, u shpall futbollisti më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Rusi dhe të hënën fitoi çmimin më të rëndësishëm individual “The Best”.