Interi nuk dorëzohet kurrë

Sport September 28, 2018 - 10:47
Detajet

Matteo Politano beson se Interi e ka treguar se është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë pas tre fitoreve radhazi në minutat e fundit, transmeton zeri.info

Dy fitoret në minutat e fundit ndaj Tottenhamit dhe Sampdorias pasuan me një fitore 2:1 ndaj Fiorentinas falë një goli të Danilo D’Ambrosios në minutën e 77-të.

“Ishte e rëndësishme që të kishim vazhdueshmërinë e dy ndeshjeve të kaluara, edhe pse e prisnim një ndeshje të vështirë sepse Fiorntina ka luajtur mirë. Ne bëmë mirë, edhe pse ishim paksa me fat. Ne po tregojmë se jemi një ekip i madh, që nuk dorëzohet kurrë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe nëse e bëjmë, do të kemi edhe më shumë kënaqësi”, deklaroi Politano./Zëri