Ky është dënimi që iu dha Lecit e Shabanit!

Sport September 27, 2018 - 15:21
Detajet

Komisioni Disiplinor i FFK-së i ka dënuar rëndë Liridon Lecin dhe Egzon Shabanin për shkak të sjelljeve josportive në ndeshjet e fundit respektive, shkruan Zeri.info.

Me këtë rast, mbrojtësi i Dritës është dënuar me tri ndeshje moslojë shkaku i fyerjeve në drejtim të gjyqtarit kryesor, Dardan Qaka në duel e fundit me Prishtinën.

Kurse, mesfushori i Ballkanit u dënua për shkak të goditjes së lojtarit kundërshtar në ndeshjen e fundit me Trepçën ’89.

Komisioni Disiplinor ndërkohë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Dritës për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë dhe ofendimeve në kor drejtuar kundërshtarit, por edhe ndaj Lirisë e Feronikelit për shkak të hedhjes së flakadanëve si dhe ndaj Flamurtarit, për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve në kor drejtuar ekipit kundërshtar. /Zëri/