Zyrtare: Ronaldo suspendohet me vetëm një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Sport September 27, 2018 - 14:44
Detajet

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është suspenduar me vetëm një ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve pas atij kartoni të kuq të marrë në sfidën ndaj Valencias, transmeton zeri.info

Pra, reprezentuesi portugez do të mungojë në sfidën ndaj Young Boysit më 2 tetor, por do të jetë i gatshëm për ballafaqimin me ish-klubin e tij, Manchester United./Zëri