Taulant Xhaka e nis ditën me një urim special, një mesazh për Granitin

Sport September 27, 2018 - 13:00
Detajet

Granit Xhaka feston sot 26 vjetorin e lindjes. Vëllai i tij më i madh, Taulanti, pjesë e kombëtares sonë kuqezi, i ka bërë një urim special në rrjetin social “Instagram”.

Urimi është shkruajtur në gjuhën shqipe nga Taulanti për futbollistin e Arsenalit. “Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura”, ishte mesazhi i Taulant Xhakës.