Ja çfarë tha Lopetegui pas humbjes ndaj Sevillas

Sport September 27, 2018 - 10:36
Detajet

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui thotë se Sevilla e meritoi fitoren ndaj ekipit të tij, transmeton zeri.info

Gjigandi madrilen u mposht 3:0 nga Sevilla të mërkurën dhe kjo ishte humbja e parë e tyre këtë edicion.

“Problemi ynë ishte që Sevila ishte qartazi më e mirë se ne, sidomos në fillim. Ata shënuan dy herë dhe ishin shumë efikas qysh prej fillimit. Ne ishim të dytët më të mirët në pjesën e parë dhe në të dytën ishim më të barabartë, por i humbëm disa raste të mira që na mbytën shpresat që kishim. Ishte një paraqitje e dobët nga ana jonë dhe Sevila është fituese e merituar”, deklaroi Lopetegui.

“Ideja ishte që të bënim presion të lart, por nuk doli siç shpresonim dhe ne e paguam këtë, sidomos në fillim. Do të dukesha oportunist po të thosha se nuk e përgatitëm ndeshjen siç duhet, por duket sikur ky është rasti. As lojtarët e as trajneri nuk ishin në më të mirën e tyre në pjesën e parë. Nëse do të kishim shënuar një gol të hershëm në pjesën e dytë, ne do të kishim një shans”, shtoi ai./Zëri