"Shpërthen" presidenti i Fiorentinës: Gjyqtari ishte lojtari më i mirë i Interit

Sport September 26, 2018 - 15:42
Detajet

Fiorentia është mundur nga Interi ditën e djeshme me rezultat 2-1.

Por kjo humbje duket se nuk i ka pëlqyer aspak, presidentit të Fiorentinas, Mario Cognigni i cili ka "shpërthyer" me kritika ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

“Ishte lojë e bukur, por pa gjyqtarin do të ishte me më shumë respekt mes dy skuadrave dhe me një spektakël më i madh”.

“Gjykimi i Mazolenit ishte jo adekuat, provokues dhe i njëanshëm. Ai ishte lojtari më i mirë i Interit”.

“Ne patëm ndeshje të mrekullueshme, por VAR krijon vetëm përbindësha që duan të rrëmbejnë vëmendjen”, deklaroi Cognigni.