Ministri Gashi: Do të ndryshojmë strategjinë për sportin për rritjen e pjesëmarrjes më aktive

Sport September 26, 2018 - 13:57

Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës.

Me këtë rast ministri Gashi tha se është një kënaqësi e veçante që merr pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, aktivitet ky i cili është në kuadër të Javës Evropiane Sportive.

Po ashtu ministri tha së “Federata Sportit Universitar ka luajtur rol kyç për implementimin e strategjisë tonë të re të sportit e cila ka një objektivë të qartë në kuadër të objektivave tjera e cila ka të bëjë me masivizimin e sportit në Kosovë. Nga statistikat që kemi në Kosovë ka pjesëmarrje të ultë të qytetarëve në ngjarje sportive dhe kjo neve na bënë që ta ndryshojmë strategjinë e sportit në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje më aktive në sport. Ne duhet ta rrisim pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në ngjarje sportive dhe të sigurojmë pjesëmarrje të drejtpërdrejt në sport”, tha ministri Gashi.

“Në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës besojë që do ta rrisim përqindjen e pjesëmarrësve gjatë vitit 2019 në aktivitete sportive”, shtoi ministri Gashi.

Ndërkaq, Presidenti i sportit universitar të Kroacisë, Zrinko Custonja tha “Fuqia e sportit është gjuhë universale që i lidh të gjithë. Sporti ka fuqinë që ti bëjë njerëzit bashkë dhe ta bëjë komunitetin më të mirë. Kosova ka sportistë të mrekullueshëm dhe e ardhmja e sportit është e ndritur mirëpo Kosova duhet të jetë më aktive”.

Në anën tjetër, President i Federatës e Sportive universitare të Shqipërisë, Besnik Veliu tha se është e rëndësishme përfshirja e studenteve në sport.

“Java evropiane e sportit pakufi përfshin të gjitha moshat. është një jave sensibilizuese që duhet të përfshihen të gjitha shtresat e shoqërisë për një jetë më të shëndetshme”.