Interi e meritoi fitoren

Sport September 26, 2018 - 12:10
Detajet

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti thotë se Fiorentina bëri një ndeshje të mirë, por Interi e meritoi fitoren, transmeton zeri.info

Interi fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Fiorentinas të martën dhe Spalletti thotë se ekipi i tij e meritoi fitoren.

“Në aspektin e besimit, karakterit dhe fituesit, niveli është përmirësuar shumë. Është e vërtetë që ne ishim shumë thellë në fillim, por pastaj nuk mund të bënim asgjë”, deklaroi Spalletti.

“Unë them që Fiorentina bëri mirë, një paraqitje të mirë, por asgjë më shumë se kaq sepse Interi fitoi dhe e meritoi fitoren. Ata shënuan me pak fat sepse iu desh një devijim”, shtoi ndër të tjera strategu italian./Zëri