Pogba nuk është më zëvendëskapiten

Sport September 26, 2018 - 10:48
Detajet

Jose Mourinho ka konfirmuar që Paul Pogba nuk do të jetë më zëvendëskapiten te Manchester Unitedi, por ka mohuar zërat që ai ka raporte jo të mira me francezin, transmeton zeri.info

Pogba, i cili ishte tre herë kapiten i “djajve të kuq” këtë edicion në mungesë të Antonio Valencias, e kishte kritikuar Mourinhon për lojën mbrojtëse në barazimin 1:1 në fundjavë ndaj Wolverhamptonit, duke bërë thirrje që klubi anglez të sulmojë.

“E vetmja e vërtetë është se unë e mora vendimin që Paul të mos jetë më kapiteni i dytë. Por, s’ka prishje, s’ka probleme fare. I njëjti person që vendosi që Paul të mos jetë më kapiteni i dytë është ai që vendosi që Paul të jetë kapiteni i dytë – unë”, deklaroi Mourinho./Zëri