Më në fund një lajm i mirë për Edon Zhegrovën

Sport September 26, 2018 - 08:43
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Edon Zhegrova ka mundësi t’i tregojë sonte trajnerit të Genkut se po gabon me të…

19-vjeçari i Kombëtares së Kosovës nuk u ftua në dy takimet e fundit për skuadrën belge, por është në listë për ndeshjen e Kupës që Genku e zhvillon kundër skuadrës së Lommel.

Zhegrova shpreson të jetë titullar në këtë takim dhe të bëjë paraqitje sa më të mirë trajnerit.

Duke llogaritur edhe ndeshjet kualifikuese për Europa League, Zhegrova ka bërë në total 7 paraqitje këtë edicion, duke luajtur për 376 minuta dhe ka realizuar tre gola e ka dhuruar një asist.

Në Ligë, 19-vjeçari duhet të presë ende që të fitojë vend në formacion. Pas tetë xhirove, ai është paraqitur vetëm tre herë, ku ka shënuar një gola dhe ka luajtur 150 minuta, me mesatare 50 minuta për çdo ndeshje. /Insporti.com/

Image