Dita e Xherdan Shaqirit

Sport September 26, 2018 - 08:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpooli do të bëjë ndryshime për ndeshjen e sotme në kuadër të Kupës së Anglisë kundër Chelseat, disa ditë para përballjes mes tyre në kuadër të Premierligës.

Xherdan Shaqiri ka startuar vetëm në një ndeshje deri më tani për “Redsat”, në fitoren 3-0 kundër Southamptonit, i cili u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.

Duket se 26-vjeçari do të nisë nga fillimi edhe ndeshjen kundër Chelseat, ashtu si Sturridge, Fabinho e portieri Mignolet, raporton Insporti.

Pas 6 xhirove në Premierligë, Shaqiri është paraqitur në tri prej tyre – duke luajtur në total 77 minuta.

Ai do të ketë shansin e artë sonte për t’i treguar Kloppit që meriton më shumë minuta, diçka që e ka pranuar edhe vet trajneri i Liverpoolit.

Sfida mes Liverpoolit dhe Chelseat zhvillohet në “Anfield” nga pra 20:45. /Insporti.com/