Përkeqësohen raportet, Mourinho ia merr shiritin e kapitenit Pogbas

Sport September 25, 2018 - 20:55
Lexo detajet

Jose Mourinho dhe Paul Pogba assesi të jenë të lumtur së bashku.

Mediat britanike raportojnë se raportet mes tyre janë përkeqësuar akoma më shumë, përcjellë “Lajmi.net”.

ESPN raporton se Mourinho i ka thënë Pogbas para shokëve të ekipit, se ai s’do të jetë më kapiten i skuadrës.

Sigurisht, ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak francezit.

Sipas mediumit në fjalë, Pogba do të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra.