'Messi nuk ka jetë, ai jeton si në një burg të artë'

Sport September 25, 2018 - 15:39
Detajet

Shumë persona mund t’ia kenë zili Lionel Messit për jetë dhe karrierën që e ka ndërtuar, por sigurisht jo edhe Dani Osvaldo, i cili gjatë një interviste për pensionimin e hershëm nga futbolli ka pohuar se kurrë nuk do të donte ta kishte një jetë si të superyllit argjentinas.

Ish-sulmuesi i Boca Juniors, Juventusit, Romës dhe Interit në vitin 2016 vendosi të pensionohet nga futbolli dhe ta nisë një karrierë të re në muzikën rok, duke pohuar se bota e futbollit nuk i përkiste më atij. 

Pasi e shpjegoi zgjedhjen e tij për t’i varur këpucët e futbollit në gozhdë në një moshë aq të re, Osvaldo tha se futbolli po ia merrte lirinë dhe se nuk dëshiron të ketë një jetë si Messi.

“A do të doja ta kisha një jetë si të Messit? Jo, do të doja të luaja si ai, por jo ta kem jetën e tij. Është sikur ai jeton në burg të artë”, tha Osvaldo për Marcan.

“Ai nuk mund të shkojë diku dhe të pijë diçka qetësisht. Mbase atij s’i bën për këtë, ama mua po. E imagjinoj atë duke e blerë TV-në më të madhe në botë, të cilën nuk ndodhet kurrë në dhomë për ta shikuar”, shtoi ai.