Liverpooli, pas Olmos

Sport September 25, 2018 - 15:35
Detajet

Liverpooli i është bashkuar Milanit në garën për shërbimet e sulmuesit të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Klubi italian prej kohësh është vënë pas 20-vjeçarit dhe ende është favorit për të siguruar shërbimet e lojtarit, ndërsa interesim ka shprehur është Borussia Dortmund, transmeton zeri.info

Spanjolli, i cili ka luajtur për të rinjtë e Barcelonës para se të shkojë në Zagreb, është duke shkëlqyer në Kroaci. Ai ka shënuar 3 gola dhe 3 asistime në 12 ndeshje këtë edicion./Zëri