Roma duhet të fitojë

Sport September 25, 2018 - 15:23
Detajet

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco e pranon se fitorja është obligim për skuadrën e tij ndaj Frosinones të mërkurën, transmeton zeri.info

Romakët nuk kanë fituar në pesë ndeshjet e fundit garuese dhe roli i strategut italian është vënë në pikëpyetje.

“Ne jemi të vetëdijshëm që nuk jemi duke bërë mirë, por të gjithë jemi në dijeni që mund ta kalojmë këtë. Ne nuk kemi bërë mirë as në anën fizike as teknike, ne duhet të japim diçka më shumë sepse po na mungon vazhdimësia gjatë ndeshjeve”, deklaroi Di Francesco, i cili gjithashtu u shpreh se fitorja është një obligim për ta./Zëri