Do të mësoj nga Higuaini

Sport September 25, 2018 - 15:05
Detajet

Patrick Cutrone beson se ai mund të mësojë shumë nga bashkëlojtari i tij, Gonzalo Higuain, të cilin e quan një fenomen, transmeton zeri.info

Sulmuesi i Milanit ka luajtur vetëm 15 minuta këtë edicion për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës, por beson te e ardhmja e tij me kuqezinjtë.

“Jam mirë, jam duke u shëruar. Nuk mërzitem kur nuk luaj, por shqetësohem kur nuk e shoh topin”, deklaroi Cutrone.

“Sa i përket Higuainit, ne të gjithë e dimë se çfarë sulmuesi është. Ai është një fenomen”, shtoi italiani./Zëri