Low ka disa fjalë për Sanen

Sport September 25, 2018 - 13:19
Detajet

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low e ka lavdëruar futbollistin e Manchester Cityt, Leroy Sane, pavarësisht se e kishte lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës, transmeton zeri.info

Sane befasisht ishte lënë jashtë ekipit të Gjermanisë për “Rusia 2018” , pavarësisht se reprezentuesi gjerman kishte realizuar 14 gola dhe 17 asistime në edicionin e kaluar.

“Ky ishte vendimi që e morëm atë kohë, por sigurisht ne e dimë se Sane ka një të ardhme të ndritshme përpara”, deklaroi Low.

“Ai ka një shpejtësi të jashtëzakonshme, por ende mund të rritet si lojtar. Ai u rikthye me shumë motivim dhe shpresë që do të bëjë mirë për Gjermaninë në muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm”, shtoi ai./Zëri