Loriana Kuka eliminohet herët nga Botërori

Sport September 25, 2018 - 10:37
Detajet

Eksperienca e parë e Loriana Kukës në Kampionatin Botëror të xhudos ka qenë mjaft e shkurtër, shkruan Zeri.info.

Xhudistja pejane është eliminuar qysh në luftën e parë nga sllovenia Klara Apotekar, në kategorinë 78 kilogramë.

Ajo e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, por në të dytin u dorëzua përballë kundërshtares.

Me këtë rast, xhudoja kosovare mbeti pa medalje pasi një gjë të tillë nuk e arritën as Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova.

Nora e arriti suksesin më të madh prej garuesve kosovarë duke përfunduar e shtata në Botëror.

Ndërkaq, garuesit kosovarë fituan pikë olimpike. /Zëri/