FIFA Futbollisti i Vitit: Si u votua nga Kosova?

Sport September 24, 2018 - 23:55

FIFA sonte i zgjodhi më të mirët e vitit 2018, në një gala mbrëmje të mbajtur në Londër të Anglisë, shkruan Zeri.info.

Luka Modric u zgjodh më i miri i vitit duke i mposhtur konkurrentët, Mohamed Salah e Cristiano Ronaldo.

Më të mirët e vitit në FIFA janë votuar nga selektorët e Kombëtareve, kapitenët e Kombëtareve, gazetarët profesionistë sportivë dhe nga tifozët e mbarë botës.

Për të dytin vit me radhë, shtëpia e futbollit botëror për Kosovë ia ka besuar votat gazetës “Zëri”, respektivisht redaktorit të sportit, Valon Konushevci, i cili votoi krahas selektorit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapitenit të Përfaqësueses, Samir Ujkani.

“Zëri” e ka votuar të parin Salahun (5 pikë), për të vazhduar më pas me Ronaldon (3) dhe Modricin (1).

Ndërkaq, sa i përket trajnerit, pikët maksimale ia ka dhënë Deschampsit, për të vazhduar me Zidane dhe Dalic.

Challandes e ka zgjedhur Ronaldon të parin, më pas Salahun e Modricin, kurse Ujkani e ka votuar Modricin të parin, më pas Ronaldon dhe Mbappen. /Zëri/