A e votuan Messi dhe Ronaldo njëri-tjetrin?

Sport September 24, 2018 - 23:14
Lexo detajet

FIFA ka zbuluar votat e kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve pas shpalljes së Luka Modric lojtari më i mirë i vitit 2018.

Ylli kroat arriti të triumfojë përballë Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah për çmimin ‘The Best’.

Pas përfundimit të ceremonisë, FIFA ka publikuar votat e kapitenëve dhe trajnerëve.

Ajo që bie në sy, është vota e Lionel Messit për Cristiano Ronaldon.

Messi i ka dhënë pesë pikë Luka Modricit, tri pikë Kylian Mbappes dhe një pikë Cristiano Ronaldos.

Në anën tjetër, në listën e Ronaldos nuk bën pjesë Messi, që ka votuar për Rapahael Varane (5), Luka Modric (3) dhe Antoine Griezmann (1).