Ky është futbollisti më i mirë në botë i vitit 2018

Sport September 24, 2018 - 21:55
Detajet

Luka Modric është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018 nga FIFA, shkruan Zeri.info.

Ylli kroat e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe shkoi deri në finale të Botërorit me Përfaqësuesen e Kroacisë.

Ai i la prapa yllin e Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah dhe yllin e ri të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili deri dje ishte pjesë e Real Madridit.

Duhet cekur se gazeta “Zëri” përmes redaktorit të sportit, Valon Konushevci, është zgjedhur për herë të dytë radhazi për t’i votuar më të mirët e vitit. /Zëri/