LIVE Ceremonia e më të mirëve të vitit nga FIFA

Sport September 24, 2018 - 19:59

FIFA do t’i zgjedhë sonte më të mirët e vitit në gala mbrëmjen që do të mbahet në Londër të Anglisë, shkruan Zeri.info.

Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric do të garojnë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit, ndërsa do të zgjidhen edhe trajneri më i mirë, ekipi ideal i vitit, goli më i bukur, ekipi më ‘fair-play’ etj.

Për më të mirët e vitit, për të dytin vit radhazi FIFA për Kosovë e ka zgjedhur gazetën “Zëri”, respektivisht gazetari Valon Konushevci, i cili ka votuar krahas përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapitenit të Përfaqësueses, Samir Ujkani.

Ceremonia do të fillojë në orën 20:30 dhe mund ta ndiqni duke klikuar KETU.