Ruset me mburrje i reklamojnë simbolet kombëtare shqiptare

Sport September 24, 2018 - 16:18

Xhudisti veteran, Anton Cena, trajner i KXH Policit nga Prishtina dhe përfaqësuese i policisë, tregon fotografinë kur ruset kanë veshur flamurin kombëtar dhe të Kosovës dhe janë fotografuar me flamur të policisë së Kosovës.

“Për shkak të mbishkrimit ‘Kosovo’ që mbante në fanellë, garuesja e Kosovës ditën e parë të regjistrimit nuk dolën në fotografi ekipi garuesve nga Rusia, sepse pikërisht ky mbishkrim ishte ai që rusëve u pengoi të dukej në fotografinë e tyre! Unë i premtova Majlindës që jo vetëm emrin e Kosovës, por edhe Shqiponjën tonë do t'ua përcjellim të fala për në Rusi, dhe do ta kenë kujtim gjatë kohë.

Siç edhe po e shihni, flamurin tonë mbarëkombëtar, ua vesha rusëve, bëmë fotografi dhe të njëjtën e përcolla tek ta, që të na kujtojnë si miq të sportit, fusha e vetme që nuk njeh dallime politike as historike!

Unë i falënderoj rusët për respektin që treguan dhe jam i bindur që do t'i ruajnë fotografitë me kujdes , si më të rëndësishmet në albumin e tyre, jo falë meje por falë shqiponjës që e merr anën e dukshmërisë së secilit dhe nuk lë të vërehet asgjë tjetër pos madhështia e saj! Lum ne që kemi një flamur të tillë, na hijeshon edhe identitetin e çmueshëm që mbajmë! Sporti, rruga e vetme që thyen blloqet e urrejtjes dhe inateve të çfarëdoshme!”, ka thënë Cena.