Zidane i kthehet punës së trajnerit në këtë klub?

Sport September 24, 2018 - 15:46
Detajet

David Beckham i ka nisur bisedimet preliminare me Zinedine Zidane në mënyrë që trajneri francez ta marrë në dorë ekipin Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i legjendës angleze do të fillojë të luajë në vitin 2020 dhe muajt e fundit flitej se po interesohet edhe për yllin, Lionel Messi, shkruan Zeri.info.

Zidane do të donte të vazhdojë të punojë në Evropë, por sa më shumë që mbetet pa punë, aq më shumë do të rriten shanset e Beckhamit për ta sjell në MLS. /Zëri/