Klubet e mëdha e duan Kanten në janar

Sport September 24, 2018 - 15:44
Detajet

Chelsea do të përballet me “rrufe” gjatë dimrit së ardhshëm për N’Golo Kanten, shkruan Zeri.info.

Në fakt, futbollisti defanziv francez është bërë objektiv i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit për janarin e vitit 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Sportmediaset”.

Kjo e fundit shkruan se Kante është në listën e ngushtë të këtyre dy klubeve.

PSG ishte interesuar për kampionin botëror edhe gjatë verës që shkoi. /Zëri/