Shkëndija, pjesë e ‘European Week of Sport’

Sport September 24, 2018 - 15:41

KF Shkëndija si anëtare e ECA-s (European Club Association) i është bashkuar kampanjës për shënimin e ‘Javës Evropiane të Sportit’ (European Week of Sport) që parasheh një sërë aktivitetesh sportive me përfshirjen e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Në këtë drejtim sot në një organizim të Sektorit për Sport në Komunën e Tetovës dhe Agjencionit për Rini dhe Sport, kuqezinjtë të përfaqësuar me futbollistët Besart Ibraimi, Kostadin Zahov e Visar Musliu, si dhe koordinatorin Festim Ademi qëndruan në një prej qendrave për fëmijë në Tetovë, duke u shoqëruar dhe argëtuar me brezat më të ri. /Zëri/