Hazard mund t’i rivalizojë Messin e Ronaldon

Sport September 24, 2018 - 15:27
Detajet

Eden Hazard mund të has në vështirësi për të shënuar gola sa Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, por Cesar Azpilicueta beson se ylli i Chelseat është i aftë të bëhet “më i miri”, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi belg e shijoi një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit të ri duke realizuar pesë gola në po aq ndeshje, përfshirë këtu “Hat-Trick”-un ndaj Cardiffit.

27 vjeçari është vlerësuar lart nga trajneri Maurizio Sarri, i cili e konsideron atë si lojtarin më të mirë në Evropë dhe beson se ai mund t’i shënojë deri në 40 gola.

“Unë e njoh Edenin, ne erdhëm këtu së bashku dhe kam luajtur kundër tij në Francë, kështu që e kam përcjellë për një kohë të gjatë. Jam i sigurt se ai mund të bëhet më i miri”, ka thënë Azpilicueta për “Daily Mail".

“Ai i ka kualitetet për t’i eliminuar mbrojtësit. Ai është i mrekullueshëm. Mirëpo, këtë sezon ai po shënon edhe gola dhe po dhuron asistime. Messi e Ronaldo mund t’i shënojnë deri në 50 gola më vit. Por, ai mund të shënojë edhe shumë gola edhe të dhurojë asistime. Ai është lojtari më i mirë në ekip”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Zëri/