Al Ittihad e kërkon Bilicin

Sport September 24, 2018 - 15:21

Slaven Bilic mund të emërohet trajner i ri i Al Ittihad pas shkarkimit të Ramon Diaz.

Lajmin e ka bërë të diture “fanatik.com.tk”, shkruan Zeri.info.

Klubi saudit duket se e ka zgjedhur ish-trajnerin e West Hamit për bankinë dhe thuhet se marrëveshja në mes të palëve është arritur, por që pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Para se të orientohej kah trajneri kroat, Al Ittihad kishte kontakte edhe me trajnerët tjerë si Claudio Ranieri, Matias Almeyda e Camacho, por pa arritur marrëveshje me asnjërin.

Ranieri, nga ana e tij, ka konfirmuar se do të kthehet për të punuar në ndonjë klub.

“Ekziston dëshira për të shkuar në një projekt të fortë, serioz dhe që me ndihmën e të gjithëve mund të bëhet diçka. Dëshira është e madhe për t’u kthyer”, ka thënë trajneri italian. /Zëri/