E çuditshme: Tifozët zviceranë gjuajnë në fushë topa të tenisit dhe dorëza të Playstation

Sport September 24, 2018 - 12:56

Një gjë e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e klubeve zvicerane mes Young Boys dhe Basel, e cila përfundoi me fitoren e Young Boys me rezultatin 7-1.

Ultrasit e Young Boys filluan me gjuajtjen e topave të tenisit dhe dorëzave të videolojës PlayStation4, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u ndal, pasi që fusha e blertë u mbush me topat e hedhur nga tifozët si rezultati i protestimit ndaj kompanisë “eSports”.