Trajneri i Shqipërisë që dyshohet se trukoi ndeshje, del sot para gjykatës

Sport September 24, 2018 - 12:49

Futbolli mori një goditje të rëndë ditën e shtunë kur policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan se mes 11 të arrestuarve, si pjesë e grupit famëkeq të Safet Bajrit, ishte edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Femrave, Armir Grima, dhe portieri i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi.

Grima është prangosur nga policia, pasi dyshohet për trukim ndeshjesh.

Ai gjendet në paraburgim tashmë dhe pritet që sot të dalë për vlerësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Arrestimi i Grimës godet fort reputacionin e Kombëtares së Femrave, por edhe të FSHF-së, aq më tepër kur risjell në vëmendje skandalin e trukimeve të ndeshjeve.