Greta Koçi zbulon si e ftoi në hotel futbollisti i Kombëtares shqiptare

Sport September 23, 2018 - 14:36
Detajet

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Edhe pse është gjithnjë tejet e rezervuar për jetën private, këngëtarja tregoi sot në “Xing” se mjaft futbollistë të Kombëtares Shqiptare e kanë ngacmuar.

Ajo zbuloi mesazhet me njërin prej tyre, pa treguar emrin e tij.

“Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve. “A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë? Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq”, zbulon Greta Koçi, përcjell Panorama Sport.

Image