Shkelzen Gashi shënon supergol nga gjuajtja e lirë

Sport September 23, 2018 - 10:05
Lexo detajet

Sulmuesi shqiptar, Shkelen Gashi e ka shënuar një supergol në ligën amerikane MLS me klubin e tij Colorado Rapids.

Goli i tij erdhi në minutën e 26’ nga gjuajtja e lirë, pasi që portieri kundërshtar ende nuk ishte i gatshëm, mirëpo goditje e Gashit ishte e shpejtë dhe precize, shkruan Gazeta Express.

Në fund goli i tij nuk ishte i vlefshëm, pasi skuadra e tij pësoi humbje nga Columbus Crew me rezultatin 2-1. Skuadra e Shkelzenit ishte me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq që e mori Deklan Wynne.

Gashi u transferua te klubi amerikan në vitin 2016 nga Baseli, dhe deri më tani i ka 64 paraqitje, 13 gola dhe 6 asistime.