Xhirimi i ngadalësuar, tregon më së miri goditjen e Joshuas ndaj rusit

Sport September 23, 2018 - 10:01
Lexo detajet

Anthony Joshua e ka mposhtur rusin, Alexander Povetkinin, dhe kështu duke i mbrojtur titujt e botës në versionet ËBO, ËBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Britaniku arriti ta nokautoj rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut dhe tani nëpër rrjete sociale është duke qarkulluar një video, ku shfaqet goditja e nokautit në xhirim të ngadalësuar, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Joshua do t’i marrë plot 22 milionë euro, ndërsa Povetkini do t’i përfitojë 6.5 milionë euro.

35-vjeçari rus nuk ka pësuar asnjëherë humbje me nokaut, deri sonte në meçin e zhvilluar në stadiumin e Wembleyt, të cilin e fitoi Joshua.