Unitedi ndalet me një barazim nga Wolverhamptoni

Sport September 22, 2018 - 17:53
Lexo detajet

Manchester Unitedi nuk ka arritur me shumë se një barazim ndaj Wolverhampton Wanderers në Old Trafford.

Të dy skuadrat filluan këtë ndeshje pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, por në fund morën nga një pikë secila pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Goli i parë në takim u shënua nga mesfushori brazilian, Fred, në minutë 18-të. Ai u asistua bukur nga Paul Pobga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën 53-të nga Joao Moutinho.

Pas këtij barazimi Djajtë e Kuq renditën në vendin e gjashtë me 10 pikë, një pikë më shumë se Wolves në pozitën e dhjetë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj West Hamit, kurse Wolverhamptoni luan kundër Southamptonit.

Pozita e parë mbahet nga Liverpooli me 18 pikë, ndjekur nga Manchester City me dy pikë më pak. /Telegrafi/