Nora Gjakova e shtata në botë, fitoi 520 pikë Olimpike

Sport September 22, 2018 - 14:42
Lajmet e fundit nga sporti

Nora dhe Akil Gjakova nuk arritën të vazhdojnë formën e mirë këtë vit, për t’u ngjitur në podium edhe në Kampionatin Botëror të xhudos “Baku2018”, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora përfundoi në vendin e shtatë, duke fituar 520 pikë të reja Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Kampionia e Evropës përkategorinë -57 kilogramë, u mund në çerekfinale nga kanadezja, Chistra Deguchi,ndërsa në repesazh u mposht nga koreania, Yeujeong Kwong. Në përgjithësi, Nora shënoi dy fitore ndaj: Iraoui (Maroko) dhe Gnetto (Francë)

Vëllai i Norës, Akili, në një konkurrencë tejet të fortë prej 82 garuesve, hyri në 16 më të mirët në kategorinë -73 kilogramë, gjë që vlerësohet sukses. Akil Gjakova mposhti Mendes dhe Ungvarin, për t’u ndalur në 1/8 e finales nga Smagulov i Kazakistanit. Akili fitoi 320 pikë Olimpike.

Të enjten Distria Krasniqi u ndal në luftën e dytë nga Daria Bilodid e Ukrainës, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kilogramë.

Të martën garon Loriana Kuka në kategorinë -78 kg, të cilës iurojmë suksese.