Ibrahimovic: Më thanë që isha i mirë por jo për të shënuar gola, papritmas i shënova 500

Sport September 22, 2018 - 09:47
Lajmet e fundit nga sporti

Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur kritikëve të cilët kishin sugjeruar se suedezi nuk ishte në gjendje të shënonte gola në fillim të karrierës së tij, duke ua treguar numrin prej 500 golave që i ka shënuar në karrierën e tij të bujshme.

Sulmuesi suedez e arriti numrin e 500-të të golave me një gol akrobatik gjatë humbjes së La Galaxy ndaj Torontos në MLS të shtunën e kaluar, transmeton Express.

Ai ishte goli i 500-të në karrierën profesionale të Ibrës, gjatë të cilës ai ka luajtur për klubet si Paris Saint-Germain, Inter, Barcelona, Milan dhe Manchester United.

Tani, 36-vjeçari e ka kujtuar kohen kur kritikët i kishin vënë në pikëpyetje aftësitë e tij për të shënuar gola në fillim të karrierës së tij, duke thënë se ua ka dëshmuar se ishin gabim.

“Kam pasur rastin të luaj në të gjitha klubet e mëdha dhe më lojtarët e mëdhenj, dhe prapëseprapë t’i shënoj gjithë këto gola”, tha Ibra.

“Gjëja më qesharake është se, kur e nisa karrierën thanë se ky lojtar është i mirë por nuk është në gjendje të shënojë gola. Papritmas, ditkam si të shënoj gola. I kam shënuar 500 – numër i çmendur në futboll”, shtoi ai.