Grezda pritet të jetë titullar për Rangersin

Sport September 22, 2018 - 09:45
Lajmet e fundit nga sporti

Eros Grezda javë më parë ka kompletuar transferimin e tij tek gjiganti skocez Rangers.

Sulmuesi shqiptar debutoi në Ligën Premier të Skocisë javën e kaluar duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Rangers triumfuan 4-0 ndaj Dunde FC, ndërsa për Grezdën ishin në dispozicion 13 minuta.

Skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard në mesjavë luajti në Ligën e Evropës ndaj Villareal ku mori një barazim të vlefshëm 2-2.

Në këtë sfidë Grezda qëndroi gjatë gjithë kohës në stol dhe nuk pati fare minuta.

Por mediat skoceze kanë raportuar se Steven Gerrard do ta inkuadrojë nga minuta e parë të dielën.

Rangers do të jetë nikoqir i St Johnstone, ndërsa për gjakovarin pritet të jetë ndeshja e parë si titullar tek ekipi skocez.

Kujtojmë që Gerrard e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Grezdën dhe ka qenë njeriu kryesor që insistoi për transferimin e tij.