Ja çfarë bënë ky lojtar para ndeshjes, pështyn dorën dhe pastaj fërkon fytyrën e tij

Sport September 21, 2018 - 21:26
Lajmet e fundit nga sporti

Kamerave nuk iu shkon asgjë huq, Volodymyr Chesnakov e ka bërë një ritual të çuditshëm para fillimit të ndeshjes.

Ndeshja ishte mes Arsenalit dhe Vorskla Poltavas në kuadër të Evropa Ligës në fazën e Grupeve, transmeton Gazeta Express. 

Mesfushori 30-vjeçar e bëri një gjë të pazakontë. Në video shihet ai duke pështyrë dorën e tij dhe pastaj duke e fërkuar fytyrën më të.

Ky gjest ka bërë bujë në rrjetet social, duke u shikuar më shumë se 400,000 herë që nga mbrëmë.

Ai nuk ka komentuar ende në lidhje me ritualin e bërë mbrëmë  në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Arsenali fitoi 4-2 ndaj skuadrës së Chesnakovit, i cili e shëno golin e parë për skuadrën e tij.