PAOK-u do të dënohet nga UEFA, shikoni çfarë kanë bërë tifozët në ndeshjen ndaj Chelseat
Sport
September 21, 2018 - 20:03
Lajmet e fundit nga sporti
Sfida e djeshme mes Paok-ut të Selanikut dhe Chelseas është mbyllur në favor të londinezëve me rezultat 0-1.
Por në këtë ndeshje ka plasur edhe një incident te tifozeria ultrase e Paokut.
Bëhet fjalë për një banderolë që shprehte mesazhe politike kundër Maqedonisë.
“Maqedonia është një dhe e vetme dhe është këtu”, thuhet në banderolën gjigande të klubit grek teksa shprehin qartë se kërkojnë aneksimin e këtij shteti.
Kjo gjë pritet ti kushtojë shumë tifozerisë së Paokut pasi, UEFA i dënon ashpër mesazhet politike nga tifozëria apo nga futbollistët.