Presidenti i FC Prishtinës në ditën e dytë të vizitës në Besiktas

Sport September 21, 2018 - 19:05
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi, ku është ftuar nga presidenti i Beskitasit, e ka vizituar Akademinë e gjigantit të futbollit turk.

Aty Ejupi është shoqëruar nga drejtues të Besiktasit dhe është pritur nga udhëheqësit e Akademisë bardh e zi dhe trajnerët e saj.

Me turqit Ejupi ka biseduar rreth mundësive të fillimit të një bashkëpunimi në mes dy klubeve duke filluar prej Akademive deri në nivelet më të larta.

Të dy palët janë ndarë të kënaqura nga takimet dhe bisedimet e shumta dhe së shpejti pritet një bashkëpunim në mes tyre.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image