Ballkani – Trepça ’89, kryhet me rezultat befasues

Sport September 21, 2018 - 17:42
Lajmet e fundit nga sporti

Dueli i fortë në mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, e zhvilluar të premten në Suharekë në kuadër të xhiros së gjashtë të futbollit, ka përfunduar pa fitues dhe pa gola.

Loja ka prodhuar raste të mira shënimi, por jo edhe gola. Vendasit e dominuan pjesën e parë gjatë së cilës i patën disa shanse të mira shënimi, por nuk in shfrytëzuan karshi 89-shit, i cili nuk e pati ndonjë rast shënimi për t’u përmendur.

Mirëpo, mitrovicasit në pjesën e dytë hynë më të rrezikshëm, por megjithatë nuk ia dolën, ndonëse Ballkani luajti 40 minuta me një lojtar më pak. Egzon Shabani u përjashtua nga loja në minutën e 50-të për shkak se e goditi kundërshtarin Orges Gava.

Përkundër mbetjes me një lojtar më pak në fushë “ndërtimtarët” nuk u ndalën së provuari për të shënuar, por pa sukses.
Kështu, ekipet u ndan me rezultat paqësor.

Ballkani tani i ka tetë pikë pas gjashtë xhirove të zhvilluara, dy më shumë sesa 89-shi, i cili kampionatin e ka nis me synim për ta fituar titullin.