Flet Kololli pasi ra në gropën 3 metra të thellë

Sport September 21, 2018 - 16:35
Detajet

Lojtari shqiptar i Zurichut, Benjamin Kololli është bërë "viral" dy ditët e fundit në rrjet, kjo pasi ai u bë pretagonist pas golit të shënuar kundër AEK Larnaka. 

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës pas golit të shënuar, vrapoi drejt tifozëve për të festuar me ta, por në momneti që u hodh të kalonte një tabelë ai ra në një gropë të thellë. 

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ndërsa vetë Benjamini ka deklaruar që nuk e kishte vënë re fare gropën. 

“Vetëm pasi kisha kërcyer e pashë gropën, ishte ndoshta tri metra e thellë”, deklaroi Kololli.

“Lojtarët tjerë u desh të më ndihmonin për të dalë nga gropa, por fatmirësisht gjithçka është në rregull”, ka deklaruar mesfushori nga Kosova.