Perez zbulon të vërtetën për largimin e Ronaldos

Sport September 21, 2018 - 15:20
Detajet

Florentino Pérez i parapriu kuvendit të së dielës së ardhshme me një minikuvend, ku në veçanti foli për largimin e Cristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu”.

Numri një i Real Madridit konfirmoi se oferta e Juventusit ishte më e mira që morën për CR7 dhe meqenëse lojtari e dëshiroi largimin, ata ia plotësuan dëshirën.

“Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Cristianos”, tha Florentino Pérez para delegatëve të Realit, raporton Don Balon, transmeton Insporti.

“Kur të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ndodhi, ne arritëm një marrëveshje. Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej për arsye personale, më shumë ishte dëshira e tij, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”, deklaroi mes tjerash Perez.

Ronaldo u largua nga Madridi pas nëntë sezoneve, me të cilin klub fitoi 16 trofe dhe shënoi 450 gola në 438 paraqitje.