Pse Shaqiri mund të mos luajë në Beograd kundër Crvena Zvezdës

Sport September 21, 2018 - 11:00
Lexoni më shumë detaje

Shaqiri ishte përfshirë në një problem politik duke bërë duarshqiponjën gjatë golit të tij kundër Serbisë në Botëror, kështu që mund të mos përballet me Crvena Zvezdën në Beograd.

Xherdan Shaqiri ishte përfshirë në një festim shumë kontrovers në Botëror kundër Serbisë duke festuar me duar shqiponjë – një referencë për flamurin e Shqipërisë – e që ishte konsideruar si gjest politik.

Tensionet në mes të Serbisë dhe Kosovë, ku ka lindur Shaqiri, mbeten te tensionuara dhe zvicerani kishte rrezikuar disa ndeshje ndalesë për shkak të festimit të tij.

Me Liverpoolin që është në short me skuadrën serbe, Crvena Zvezda në Grupin C te Ligës së Kampionëve, pyetja mbetet se a do të luaj në këtë ndeshje Shaqiri dhe është një rrezik i madh për të nëse do të udhëtonte në ndeshjen në Beograd.

Çfarë e shtyri Shaqirin që të festonte kështu golin kundër Serbisë në Botëror?

Pas shënoi golin e fitores në minutën e 90’të kundër Serbisë për Zvicrën në Grupin E gjatë Botërorit këtë verë, 26 vjeçari bëri me duar shqiponjën – simbolin e flamurit të Shqipërisë.

Shaqiri ka lindur në Kosovë, një kombi që ka deklaruar pavarësinë nga Serbia më 2008, edhe pse nuk është njohur nga vendet e Ballkanit dhe festimi kishte prapavijë politike.

Shaqiri ka lindur në vendin që u njoh si shtet pas luftës në mes të forcave ushtarake të Republikës Federative të Jugosllavisë – Malin e Zi dhe Serbinë në të njëjtën kohë – dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 90’ta.

Gjesti me shqiponjën dy krenare i Shaqirit ishte një aludim drejt Serbisë që nuk e njeh vendin e tij të lindjes si shtet të pavarur dhe kjo ka shkaktuar deklarata të ndryshme politike për këtë gjë.

Pavarësisht se Kosova është njohur si një shtet i pavarur nga UEFA, Serbia ende e sheh Kosovën si pjesë të saj, që do të thotë se tensionet mbesin të mëdha.

Shaqiri po ashtu gjatë Botërorit ka pasur të veshur atlete me flamurin e Zvicrës dhe Kosovës.

“Nuk dua të flas për këtë”, tha Shaqiri para gazetarëve pas ndeshjes. “Në futboll gjithmonë keni emocione. E patë çfarë bëra, kisha emocione. Jam i lumtur që shënova këtë gol. Ne nuk do të flasim për këtë gjë tani”.

Edhe shoku i skuadrës se Shaqirit në Zvicër, Granit Xhaka kishte festuar në të njëjtën formë duke bërë flamurin e Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë pasi që shënoi një gol nga largësia duke barazuar 1-1.

Mesfushori i Arsenalit ka lundur nga prindër shqiptar të Kosovës, me babain e tij që ka qenë i burgosur politik në vitin 1986 nga qeveria komuniste e Beogradit.

Në fakt, vëllai i Xhakës, Taulanti luan për Kombëtaren e Shqipërisë.

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner i ka dalë në mbrojtje Shaqirit dhe Xhakës, edhe pse trajneri Vladimir Petkovic ka refuzuar të flas për qëllimet e tyre politike – duke thënë se gjeste të tilla nuk janë të mira në fushën e futbollit.

“Kurrë nuk duhet ta përzini politikën dhe futbollin”, tha Petkovic. “Është mirë që të jesh tifozë, është e rëndësishme për të treguar respekt. Ishte një atmosferë e mrekullueshme me emocuione pozitive që vetëm futbolli i jep”.

“Nuk është vetëm opinioni i imë, por i tërë federatës dhe skuadrës dhe i tërë botës që e ndajmë të njëjtën gjë sepse politika nuk na duhet këtu”.

“Mendoj se nuk duhet të flasim shumë këtu por të tregojmë atë që dimë në fushë”.

Cili është dënimi i FIFA’s për festime të tilla politike?

Shaqiri (bashkë me Xhakën) do të mund të përballeshin me dy ndeshje mos lojë por FIFA vendosi që ta thyej këtë rregull pavarësisht rregullës për mesazhe politike gjatë festimit të golit.

Federata e Futbollit e Serbisë po ashtu kishte theksuar se ata do të bëjnë ankesë për atletet e Shaqirit, në të cilën ai kishte flamurin e Kosovës, të cilin ata e cilësonin kontrovers dhe ai mos të luante me to gjatë ndeshjes se Grupit E në mes të Serbisë dhe Zvicrës.

FIFA, megjithatë, konfirmoj me një deklaratë pas ndeshjes se ata kanë dënuar më para si Shaqirin ashtu edhe Xhakën me nga 10 000 franga, e po ashtu edhe Lichsteiner më 5000 franga që doli në mbrojtje të dyshes.

Të tre lojtarët e Zvicrës i ishin dhënë vërejtje shtesë, se kanë “thyer kodin disiplinor të FIFA për sjellje jo sportive dhe principeve të fer play’it”.

A do të udhëtoj Shaqiri në Beograd për të luajtur kundër Crvena Zvezdës?

Liverpooli është shortuar me skuadrën serbe, Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kështu që Shaqiri pritet të këtë një mikëpritje të keqe nëse ai paraqitet në ndeshjen e gjashtë nëntorit.

Megjithatë, Liverpool duhet të këtë kujdes nëse vendos që ta merr atë me skuadrën udhëtuese – pasi që tensionet politike mund të shkaktojnë edhe më shumë probleme në këtë rast.

Drejtori sportiv i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic ka treguar që skuadra e tij do ta kryej detyrën e tyre për ta mbrojtur Shaqirin dhe skuadrën e Liverpool, edhe pse ka theksuar ndjesinë e situatës.

“Mendoj se Shaqiri do të ishte në një presion të jashtëzakonshëm psikologjik”, kishte thënë Terzic për të përditshmën serbe Kurir.

“Ai e di ku është duke shkuar. E di shumë mirë që klubi i jonë është simbil i Serbisë, për dallim nga Partizani i cili ka përfaqësuar më shumë Jugosllavinë”.

“Nuk e di nëse ai do të luaj në Marakana (emri i stadiumit Rajko Mitic) në këto kushte, kështu që dyshoi se do të vije. Nëse vjen, ai do të jetë më i vogël se një lulëkuqe”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ne mundemi që Shaqiri të ndjej se ai mund të luaj futboll. Është detyrë e jona që ta mbrojmë atë. Të jemi mikëpritës të mirë”.

Edhe pse Xhaka ka kërkuar të falur për festimin, Shaqiri mbetet i patrazuar nga festimi i tij.

“Sigurisht,l kërkojë të falur nëse njerëzit në Zvicër janë ndier të sulmuar”, tha ai.

“Diku, nuk e di, ndoshta në male, ku dikush e ka shikuar ndeshjen dhe e ka shqetësuar festimin, do ti kërkoja të falur”. /GazetaExpress/