Zambrotta, i impresionuar me Gattuson

Sport September 21, 2018 - 10:44
Detajet

Gianluca Zambrotta ka lavdëruar trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso. Ish-mbrojtësi i kuqezinjve thotë se ai është shumë i përkushtuar në punën e tij., transmeton zeri.info

“E di se Gattuso është i pari që arrin në ‘Milanello’ dhe i fundit që largohet”, deklaroi Zambrotta.

“Ai sheh video së bashku me stafin e tij në mënyrë që të shoh se çfarë mund të përmirësojë dhe t’i studiojë kundërshtarët. Ai është në rrugën e duhur dhe i ka të gjitha karakteristikat për të drejtuar mirë një skuadër si Milani. Sesionet stërvitore janë shumë intensive dhe pastaj i mban lojtarët që të punojnë në mentalitetin me top, në mënyrë që të jenë të përqendruar në ndeshjen e ardhshme”, shtoi ai./Zëri